Biznesmeni i njohur nga Mali i Zi, Miodrag Daka Davidoviç, 62-vjeç është qëlluar mbrëmjen e djeshme përpara hotel “Crown Plaza” në Beograd.
Sipas mediave serbe, ai mbeti i plagosur në krah dhe u transportua në një institucion shëndetësor privat me automjete private.
Autori dyshohet se është serb dhe ka qëlluar me snajper.
Sipas mediave malazeze, Miodrag Daka Davidovic është biznesmen i famshëm në fushën e karburanteve.
Po kështu ka investuar në prodhimin e pijeve alkoolike, si dhe në ndërtim.