Bordellot e Amsterdamit mbyllën bilancet e vitit 2019 që sapo shkoi.
Në vend të parë si klientët më bezdisës për vajzat e “Dritave të Kuqe” mbetën sërish shqiptarët, në vend të dytë arabët dhe me medalje bronxi kosovarët.
Shqiptarët paguajnë 100 euro për 60 minuta dhe 54 minutat e para i konsumojnë duke pyetur:
-Si e ke emrin moj?
-Nga je ti?
-Mos je shqiptare dhe nuk tregon?
-Goca e kujt je ti?
-Këtu punon për veten apo ke tutor?
-E dinë ata të shtëpisë për ty?
-Pse nuk martohesh por bredh rrugëve?
-Do vish të punosh për mua në Itali?
Koha vërtitet pa u ndjerë dhe vetëm 6 minutat e fundit i rezervojnë për tu prishur dhe pasi dalin nga bordello, marrin trenin e largohen të lumtur për në Belgjikë. Edhe në Bruksel, atje pas stacionit Gare du Nord, të njëjtën gjë bëjnë. Si fillim prishin gojën, më pas prishin penisin dhe në fund prishen si karakter…
Dhe ne këtu në Tiranë habitemi pse Hollanda nuk çel negociatat me Shqipërinë!