Shoqeri civile cinike qe shqetesohet pse do lartesohet nje godine moderne teatri e nuk po gezohet pse po shembet ngrehina e pergjakur e drejtesise vampire. Ndaj prisheni, prisheni teatrin e vjeter ashtu siç po prish vettingu amfiteatrin e krimit.
Bledi Mane
Iku, iku dhe Gani Dizdari. Nje prej qindra gjykatesve shqiptare, Ganiu qe ua mpiu, ua qiu e ua ngriu prej dekadash drejtesine tuaj. Gjykata Kushtetute e Shqiperise tashme u boshatis dhe do te mbytet prej merimangave qe lane pas anetaret e saj te mallkuar. Vettingu na paska qene si dallge te forta deti e oqeani e ua zbath breket notareve pordhace qe zhyten ne të. Oh ky vetting ku paska qene me pare se po na hap sy e mendje te shohim tepegerat e dallaveraxhinjve prokurore e gjykates. Oh ky vettingu qe po ben histori e po çliron shqiptaret e kesaj toke te mallkuar prej sejmeneve te krimit.
E keni pare çfare behet?
Nje gjykates i larte paska qene hajdut profesionist ne supermarketet e Italise. Nje prokuror deklaron se ka fituar 50 milione leke ne lloto me barazimin e Asasunes ne kampionatin spanjoll. Nje tjeter i paska marre borxh 100 mije euro kunatit te tij qe ka 100 koke bageti ne fshatrat e Dibres. Gjykatesja tjeter pavaresisht se ka pasur gjyshin kepucar, deklaron se ky i fundit i la mbeses 200 mije dollare pasuri. Nje maskara tjeter konfirmon se per vilen luksoze qe kushton 180 mije euro, ka marre 30 mije euro kredi ne banke…
Dy tragjikomedi po luhen ne kete behar arnautas. Nje shfaqje bajate nga aktore diletante pijanece qe nuk duan tu prishet teatri i tyre ku vjen era amonjak dhe nje show e permasave historike ku si ne gijotinat pariziene po keputen nje e nga nje te veremosurit e drejtesise se kancerosur shqiptare.
E turpshme ta mendosh sesi askush nga ata manjaket solide te shoqerise civile nuk organizoi kurre nje tubim proteste para gjykatave ose prokurorive shqiptare. Te tubohej e te uleriste per monstrat qe morren me qafe kete vend. Per prokurore qe vrasesit i rehabilituan. Per gjykates qe ne emer te ligjit vodhen prona, hapen dyert e burgjeve per kriminelet. Qe futen vellavrasje mes pronareve te vertete dhe zaptuesve militante. Qe nuk burgosen kurre nje politikan te majte e te djathte. Qe nuk mbrojten femrat e dhunuara por çliruan nga prangat burrat vrases. Qe nxine drejtesine ne kete vend dhe zbardhen faqen e krimit.
Shoqeri civile cinike qe shqetesohet pse do lartesohet nje godine moderne teatri e nuk po gezohet pse po shembet ngrehina e pergjakur e drejtesise vampire. Ndaj prisheni, prisheni teatrin e vjeter ashtu siç po prish vettingu amfiteatrin e krimit. Gezohu o milet, o njeriu i vuajtur. Pas dy vitesh Tirana dhe mbare vendi do duket me i bukur me Teatrin e ri Kombetar dhe akoma me i bukur e me i çliruar me Koloseun e ri te Drejtesise. Erdhi koha e gladiatoreve te vertete!