Nga Bledi Mane
Pasi ta keni lexuar dhe verifikuar nëpëermjet fotografive, do të dilni në dy konkluzione:
Ose Adriatik Llalla ka qenë një zyrtar nopran budalla që pushteti ia kishte vyshkur përgjegjësinë dhe frikën,
ose Adriatik Llalla kishte marrë garanci politike nga ata që e komandonin dhe e përdornin.
Thjeshtë, pastër dhe shkoqur historia nis në vitin 2007 kur juristi gramshiot kryente funksionin e zëvendës prokurorit të rrethit gjyqësor Tiranë. Me vetëm 1,5 milionë lekë, Adriatik Llalla blen rreth 3 mijë metra katrorë tokë ullishte në Bathore të Tiranës dhe a e dini kush ishte shitësi?
Eduard Dushku, një prej kontigjentëve të policisë i cili vetëm pak vite më pas akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënohet në mënyrë qesharake nga gjykata e shkallës së parë Tiranë.
Ti kthehemi blerjes së sipërfaqes së konsiderueshme të tokës nga Adriatik Llalla me një shumë modeste lekësh i cili gjatë kohës kur ishte kryprokuror i Republikës së Shqipërisë, këtë sipërfaqe toke ia shet biznesmenit Ardian Beshiri me 250 mijë euro.
Në kushte flagarante dhe në shkelje brutale të ligjit, Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nga sot nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Shqipërisë.
Mbi këtë skandal po punohet nga prokurorët shqiptarë të antikrimit ekonomik me partneritet të zyrtarëve të FBI Amerikane që po asistojnë në nxjerrjen para drejtësisë të ish kryeprokurorit më të korruptuar shqiptar të tranzicionit.
Redaksia e www.pamfleti.com po publikon sot një pjesë të dokumenteve ekskluzive të një prej dosjeve më të rënda të cështjes Llalla. Bashkëngjitur do të gjeni kopje të kontratave noteriale të shitje-blerjes së tokës si dhe vendimin qesharak të gjykatës së Tiranës, dhënë në favor të një krimineli, ortak biznesi i ish kryprokurorit më të zi shqiptar, Adriatikut, të birit plangprishës të Xhemal dhe Sanije Llallës!