Heq magjitë e zeza me vaj lini, fara të zeza dhe xaxiq dhe bën synetlliqe me brisqe të ndryshkur pa lënduar lafshën.
Heq njollat “non grata amerikane” dhe “expulse evropiane” dhe bën nuska për yshtje me bisht fshese, kripë dhe thonj ketri.
Qep goca me fillospanjë arabe pa lenë asnjë gjurmë në plagë dhe këndon fatin me avuj thimjami dhe salcë kosi.
Largon syrin e keq me rigon Skrapari, rëshirë pishe dhe uthull molle.
Bashkon çiftet e ndara duke u fryrë e duke i yshtur me qime floku, kanatiere të palarë dhe shapka me gisht…