Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi me 14 muaj burgim të pandehurin Marim Leka, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.
Sipas vendimit nr. 27, i ditës së djeshme (1 prill 2026), gjykata fillimisht caktoi një dënim prej 1 vit e 9 muaj burg pas pretenc♪7s së SPAK, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u përcaktuar përfundimisht në 1 vit e 2 muaj.
39-vjeçari nga Lushnja akuzohej se gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025 ofronte 500 euro për blerjen e votës. Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit ose ndalimit të tij.
Verdikti u dha nga trupa e përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.
Mësohet se Leka i kishte premtuar një shumë parash një personi për t’i blerë votën në favor të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Policia ka sekuestruar kartën e ID të personit të cilit i ishin premtuar shuma parash për votën.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 75, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Marim Leka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, me vendimin nr.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Marim Leka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim, vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit apo ndalimit të tij. Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës, një cd me mbishkrimin “Nr.Marim
Leka-M.T”, me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambjentale të zhvilluara midis të pandehurit Marim Leka dhe shtetasit M.T të asgjesohen pasi vendimi të marrë formë të prerë.
Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.


