Policia në të paktën tre qytete të Bolivisë i është bashkuar protestave anti-qeveritare duke ndaluar mbështetjen për presidentin Evo Morales pas disa javë protestash për manipulin të votave.
Ministri i mbrojtjes Javier Zavaleta, tha dje se për momentin nuk do të merret vperim ndaj policisë dezertuese dhe nuk do të mobilizohet ushtria, teksa dhjetra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve të gjithë vendit.
Imazhet televizive tregonin mijëra protestues të mbledhur në protesta të qeta pqësore gjatë gjithë natës në stacionet e policisë dhe kazermat e ushtrisë.
Ministri i brendshëm Carlos Romero tha se “po ndodh një strategji grusht shteti” dhe sinjalizoi se mund të nisin bisedime për zgjidhjen e krizës politike pas akuzave për manipulime në zgjedhjet e tetorit.
Në kryeqytetin La Paz turmat brohoritën dhjetra oficerët e policisë që marshuan në qytet dhe u grumbulluam brenda stacionit qendror të policisë.
Të tjera forca policie qëndronin në mbrojtje të barrikadave pranë pallatit presidencial ku një natë më parë protestuesit brohorisnin: “Vëllezër policë, bashkojuni popullit.”