Sirena nga kampionati anglez i futbollit për mbrojtësin e kombëtares Ardian Ismajlin.
Është Klubi i Tottenham që ka pikasur mbrojtësin kuqezi dhe tashmë britanikët janë në tratativa me Empolin për një kalim të mundshëm të 27-vjeçarit në Londër.
Ardian Ismajli është një lojtar që dita-ditës e ka ngritur nivelin e lojës së tij, duke u kthyer në një pikë referimi në mbrojtjen e ekipit të Empolit.
Gjithashtu edhe te kombëtarja shqiptare e futbollit, Ismajli ka qenë pjesë e rëndësishme e kualifikimit historik në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Por qendërmbrojtësi ka marrë vlerësimin e duhur edhe nga specialistët e uebsajtit të specializuar për statistika “Sofascore”.
Mbrojtësi shqiptar, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024.
Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool-it, Virgil Van Dijk.
Keep Watching
Duke parë të gjithë këta tregues në lojë për shërbimet e Ismaijlit është future klubi anglez i Tottenham, i cili kërkon përforcime ne repartin difensiv mëson ekskluzivisht Ora News.
Anglezët aktualisht janë në kontakte me bordin drejtues të Empolit, dhe po disklutojnë për çmimin e kartonit, i cili ende nuk ka një shumë të caktuar.
Futbollisti është nën kontratë më ekipn e Serie A deri në verën e vitit 2025, dhe natyrisht italianatën do të shohin të gjitha alternativat për të arkëtuar sa më shumë euro për klubin e tyre.