• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, April 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bordi cakton çmimet e reja, nafta me 224 lekë/litri pas zbritjes me 9.5 lekë të akcizës dhe TVSH-së

April 3, 2026
in Aktualitet, Debat

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve.

Në vendimin e sotëm, Bordi i Transparencës ka vendosur që shitja me pakicë e naftës të mos jetë më shumë se 224 lekë për litër, ndërsa benzima jo më shumë se 181 lekë për litër.

Ky çmim i lartë i naftës vjen edhe pas zbatimit të Aktit Normativ të miratuar sot për uljen e nivelit të akcizës me 20 %, ose e thënë ndryshe, bashkë me TVSH ulja përllogaritet në 9.5 lek/litër.

LEXO EDHE:
Dyshohet se spiunonin për llogari të Izraelit, Irani arreston 5 persona
Sipas përllogaritjeve, çmimi i naftës për shitjen me pakicë në pikat e karburanteve është rritur me 6 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i prandryshuar krahasuar me vendimmarrjen e 28 marsit të Bordit të Transparencës.

Ndërkohë me shumicë nafta nuk do të shitet më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 169 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i bën thirrje çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved