Në Uashington kanë filluar të mbërrijnë autokolonat e të gjithë liderëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Sipas axhendës së publikuar, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama i cili do të firmosë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare themeluese e organizatës.
I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff.
Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte.
Sapo ka nisur takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington. Takimi ka nisur me një foto familjare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkohë sapo është bashkuar edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka ndarë foton e kryeministrit Edi Rama, teksa ndodhet në automjet, rrugës për në Bordin e Paqes. Kryeministri Edi Rama do të përfaqësoje Shqipërinë në takimin e parë inagurues të Bordit të Paqes, ndërsa pritet të mbajë edhe një fjalim. “Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”-shkruan ministri Demo, në foton me Ramën nga Uashingtoni.
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, iniciativa e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza, nis sot me përfaqësues nga më shumë se 45 vende që pritet të marrin pjesë.
Megjithatë, disa aleatë të mëdhenj evropianë, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën, kanë refuzuar ftesat, duke shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të grupit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.
13:50 Bordi i Paqes në Uashington, zbardhet axhenda e takimit
Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”
Në orën 12:15- Fillojnë mbërritjet e delegacioneve
Në orën 14:05- Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve-
Në orën 14:40- Foto familjare
15:00- Fillon mbledhja
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara.
1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së B&P
2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë
11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës
Ndërhyrjet Rendi:
1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto
5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8. Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9. Emiratet e Bashkuara Arabe – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub






