• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bordi i Paqes, Trump për takimin e 19 shkurtit: Shtetet anëtare kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës

February 15, 2026
in Bota, Debat

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha të dielën se shtetet anëtare të “Bordit të Paqes” kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan njoftoi se do t’i shpallë zyrtarisht kontributet kur bordi të mblidhet në Uashington të enjten.

Ngjarja pritet të tërheqë delegacione nga më shumë se 20 vende, përfshirë krerë shtetesh.

Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA më 10 tetor parashikon një forcë të armatosur ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe për të çarmatosur Hamasin, por pak vende kanë shprehur interes.

Trump shkroi se shtetet anëtare të bordit janë angazhuar të kontribuojnë me mijëra pjesëtarë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit dhe policisë, të autorizuar nga OKB-ja, në enklavën palestineze, duke e quajtur bordin “organin më efektiv në historinë ndërkombëtare”. Ai nuk përmendi se cilat vende planifikojnë të kontribuojnë.

“Bordi i Paqes ka potencial të pakufizuar. Tetorin e kaluar, unë publikova një plan për përfundimin e përhershëm të konfliktit në Gaza, dhe Vvzioni ynë u miratua unanimisht nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Menjëherë pas kësaj, ne lehtësuam ndihmën humanitare me shpejtësi rekord dhe siguruam lirimin e çdo pengu, të gjallë dhe të vdekur. Vetëm muajin e kaluar, dy duzina anëtarësh themeluesish të shquar u bashkuan me mua në Davos, Zvicër, për të festuar formimin e tij zyrtar dhe për të paraqitur një vizion të guximshëm për popullin e Hazës, dhe më pas, përfundimisht, shumë përtej Gazës – paqen në botë! Më 19 shkurt 2026, unë do të bashkohem sërish me anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin e Paqes Donald J. Trump Institute of Peace në Uashington, D.C., ku do të njoftojmë se shtetet anëtare kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe rindërtimit në Gaza, dhe janë angazhuar me mijëra personel në forcën ndërkombëtare të stabilizimit dhe policinë lokale për të ruajtur sigurinë dhe paqen për banorët e Gazës”, shkruan Trump.

Megjithatë, ushtria e Indonezisë konfirmoi të dielën se pret që deri në 8,000 trupa të jenë gati deri në fund të qershorit për një mision të mundshëm paqeje dhe humanitar, angazhimi i parë konkret për forcën e propozuar.

Trump po ashtu po i bën thirrje Hamasit të ecë përpara me çarmatosjen e plotë sipas planit të tij pasluftës për Gazën.

“Shumë e rëndësishme, Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për demilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm”, shkroi ai në postimin e tij në Truth Social.

Çarmatosja është një pjesë e rëndësishme e fazës së dytë të planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili u ra dakord në tetor mes Izraelit dhe Hamasit. Ky plan synon t’i japë fund konfliktit që filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023.

Next Post

Pentagoni përdori Inteligjencën Artificiale në kapjen e Nicolas Maduros? Wall Street Journal zbulon rolin e modelit Claude

SHBA/ Trump vs Bad Bunny: Një grindje për Super Bowl-in me pasojë të mundshme në zgjedhjet e mesit të mandatit

Presidentët, dorëheqje në dy kohë dhe një vazhdimësi mes plumbash

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved