Një lajm i hidhur për botën e kinematografisë vjen pak ditë para ndarjes së çmimeve Oskar.
Legjenda e Hollywood, aktori Kirk Douglas, një figurë e kinemasë për 6 dekada ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare.
Ai njohet për shumë role të luajtura, ku vlen të theksohet roli protagonist në filmin klasik Spartakët të bërë në vitin 1960. Ai lindi në New York në vitin 1916 dhe spikati gjatë ‘Epokës së Artë’ të Hollywood duke u nominuar për Oskar për herë të parë në vitin 1949 me filmin Champion. Douglas është nominuar 3 herë për çmimin Oskar.
Kirk Douglas është babai i aktorit që ka fituar Oskarin, Michael Douglas.
Me trishtim të thellë, vëllezërit e mi dhe unë ju njoftojmë që Kirk Douglas na la sot- thuhet në një deklaratë të Michael.
“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave … por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babai, vazhdon më tej deklarata.