Maurizio Sarri është ndër ata që kundërshtojnë Botërorin në Katar. Për më pak se dhjetë ditë nis Botërori, ndërsa ndeshja e parë do të luhet më 20 nëntor në Doha mes Katar dhe Ekuadorit. Për shkak të këtij kompeticioni, do të ketë një pushim në futbollin e klubeve, i cili nuk do të rikthehet deri në fillim të vitit 2023 dhe kjo nuk i pëlqen aspak trajnerit të Lacios.
“Unë e shoh Kupën e Botës në Katar si një fyerje për futbollin. Nëse dikush më shpjegon se çfarë mund të sjellë në futboll lëvizja e Katarit duke përjashtuar paratë që vijnë për Manchester City dhe PSG, atëherë unë do të ndryshoj mendje”, tha Sarri.