GJKKO zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për shtetasin kinez Hongping Xiao, CEO i kompanisë Bankers Petroleum.
Gjyqtarja që lëshoi nga burgu ish-administratorin Bankers Petroleum Leonidha Çobo, ishte pjesë e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) Erjon Çela e cila vendosi që masa e sigurimit për të të ishte “arrest shtëpie” në vend të “arrest me burg”, duke lënë në fuqi masën e burgut vetëm për CEO-n kinez Hongping Xiao dhe 4 të tjerë, me ndryshime të vogla, ndërsa për ish-drejtorin Çobo u ndryshua në “arrest shtëpie”.
COE akuzohet për “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
I vetmi që ndodhej në masën “arrest në burg” për këtë çështje ishte CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë të cilit më në fund i’u ndryshua masa sot.
Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.
Së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e “Bankers Petroleum” për shkak të gjobës 120 milionë euro ende të pashlyer, të vendosur në 2019 pasi kompania naftënxjerrëse nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin.






