Deputeti socialist, Erion Braçe nga Foltorja e Kuvendit i kërkoi Berishës që “ta qep gojën” dhe të mos flas më në lidhje me problematikat në vend pasi ai është shkaktari për privatizimeve në fushën e hidrokarbureve dhe elektroenergjitikës.
“Të privatizosh 4 hidrocentrale kyce, t’ia heqësh sistemit publik elektronergjitike, dhe të detyrosh gjithë sistemin publik t’ua blej energjinë me çmim tregu, energjinë që prodhohej në Ulëz, Shkopet dhe Bistricë, natyrisht që duhet ta qepësh. Ta qepësh fare!
Të privatizosh naftën dhe gazin në prodhim dhe përpunim, natyrisht që duhet ta qepësh.
Marrëveshjen në Patos Marinzë e ke nënshkruar vetë, madje e ke ndryshuar edhe vet në favor të kompanisë koncesionare dhe në dëm të interest të qytetarëve shqiptarë.
Të ndryshosh sistemin fiskal në mënyrë të futësh një rend minerare në dëm të 50% tatim fitimi që edhe sot nuk paguhet e ke bërë vet, ndaj duhet ta qepësh.
Privatizimin e dështuar të Alpetrolit e afisheve vetë kudo, cep e më cep të Shqipërisë si mburrje, për 1.2 miliradë dollarë the atëhere. Dhe more, më fal për shprehjen lesh, lesh more! Të privatizosh ARMO-n tek një bandit që edhe sot endet rrugëve, duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë”, tha Braçe.