Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë sërish në mbrojtje të fermerëve këtë të enjte, duke theksuar se çmimet janë rritur, por nga kjo përfitojnë vetëm tregtarët.
Sipas tij, qeveria nuk cakton çmime, kurse entet rregullatore po, por qeveria ka për detyrë të ndalë grabitjet me çmime të padrejta.
Braçe thotë se çmimi i domates në treg sot është 150 lekë, por fermeri e shet 50 lekë si gjithmonë, duke akuzuar tregtarin.
Postimi i plotë:
ESHTE FAKT;
CMIMET E USHQIMEVE JANE RRITUR!
Por nje gje;
KUSH MENDON SE TE ARDHURAT NGA CMIMET E RRITURA PO I MERR BUJKU, FSHATARI, GABON!
Po i merr tregtari!
Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak!
Kush ble DOMATE sot me cmim 150 leke,
duhet te dije se DOMATJA ME E MIRE sot, tani, ne LUSHNJE e DIVJAKE, kushton
50 leke per kilograme, kaq!
Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur!
100 LEKE NGA LUSHNJE/DIVJAKA ne TIRANE eshte grabitje;
Per tregtaret;
TATIMI NUK KA NDRYSHUAR,
CMIMI I ENERGJISE NUK KA NDRYSHUAR, CMIMI I UJIT NUK KA NDRYSHUAR, RROGA MINIMALE PER PUNETORET E NGARKIM SHKARKIMIT NUK KA NDRYSHUAR (per ata qe kane nje magazine a dyqan);
Ka ndryshuar vetem cmimi i KARBURANTIT NGA 168-183 leke/liter;
Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge!
A JUSTIFIKON KY SHPENZIM SHTESE
100 LEKE PER KILOGRAM DOMATE?!
Kurre!
Thene kete, dua te jem i qarte;
QEVERIA NUK CAKTON CMIME
(ENTET RREGULLATORE PO);
POR QEVERIA KA DETYRE TE NDALE GRABITJET ME CMIME TE PADREJTA!
CMIMET E DREJTA NUK JANE KOMUNIZEM, sic mendon dikush!