Elbasan- Për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, zv/kryeministri Erion Braçe nga Elbasani ka deklaruar se duhet të ngrihet sa më shpejt ky institucion.
“Nëse doni të dini nga unë. Boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese.
Duhet të vijohet sa më shpejt me ngritjen e Gjykatës Kushtetues, Gjyaktës së Lartë dhe SPAK.
Në rast se do më pyesni mua a është kjo Shqipëria që ata burra menduan, patjetër që kjo është.
Një Shqipëri pa drejtësi nuk është Shqipëria që ata burra luftuan. Pa disktutim që mazhoranca ka përgjegjësitë e veta në çdo rast” , u shpreh Braçe në një takim në Elbasan.