Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar që të miratohen dy ligjet për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj gjatë raportimit vjetor në komisionin e Ligjeve. Gjonaj tha se pa miratimin e këtyre ligjeve për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik.
E para që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e vettingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, shjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja’”, deklaroi Gjonaj
Ministrja tha se nga të gjitha hetimet në total për 2017, vetëm 0.33% e të numrit total (140 raste) kanë qenë pro aktive dhe nga këto, vetëm 46 për korrupsion. Gjithashtu ministrja akuzoi ish-prokurorin e përgjithshëm Llalla se me mos funksionimin e njësisë së inspektimit të prokurorisë u bllokua vettingu.
Në pikën e hetimeve pro aktive, u ndal edhe deputeti i PS, Braho, i cili ngriti pyetjen se çfarë kanë bërë prokurorët?
“Çfarë kanë bërë këta prokurorë kanë dredhur zinxhirin, këto shifra kanë qenë edhe më parë, nuk ka funksionuar një drejtim i rëndësishëm i punës së prokurorisë, hetimi pro-aktiv. Zonja ministre më dëgjo, më shiko në sy, kush do i bëjë hetimet pro aktive, nëse nuk i bën prokuroria e përgjithshme. Ke ndonjë mendim?“, deklaroi Braho