Nga Erjon Braçe
Tenderat-rekordi Berisha dhe ulja drejt zeros e vlerës së kontratave të negociuara me shpallje.
Nuk ka instrument me te ndyre se propaganda!
Eshte e trashe, banale, e dhunshme, por bosh, shume bosh, po aq sa budallaqe!
Madje edhe e padobishme;
Propaganda nuk e zhben dot te vërtetën!
E vërteta e zhben propagandën!
Kam nje jete qe degjoj Lulzim Bashen dhe ministrine e tij hije te propagandës te thote:
1/3-ta e prokurimeve jepen pa garë, përmes procedurës “Negocim pa shpallje”.
Po a eshte kjo e verteta?
Se pari, procedura “Negocim pa shpallje” eshte ligjore e parashikuar e tille ne ligjin “Per Prokurimin Publik”.
Se dyti, kur prokurohet ka rendesi “fondi limit” dhe vlera e perfituar nga gara- me pas e kontraktuar, asfare numri i prokurimeve te kryera;
Per rastin ne fjale, ai qe vlen eshte raporti mes “vleres se negociuar pa shpallje” dhe “vleres totale te prokuruar”.
Kam krijuar nje seri tete vjecare;
Ne vitin 2010, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 5 750 238 583 leke vlera totale e prokuruar ishte 73 829 087 560 leke
Pra, 7.7% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2011, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 6 068 755 518 leke vlera totale e prokuruar ishte 62 154 425 465 leke.
Pra, 9.7% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2012, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 6 036 350 276 leke vlera totale e prokuruar ishte 58 968 281 803 leke.
Pra, 10.2% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2013, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 8459 515 339 leke vlera totale e prokuruar ishte 52 182 980 979 leke.
Pra, 16.2% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2014, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 5 646 826 542 leke vlera totale e prokuruar ishte 60 105 670 018 leke.
Pra, 9.3% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2015, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 8 734 240 209 leke vlera totale e prokuruar ishte 90 702 378 325 leke.
Pra, 9.6% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2016, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 8 155 169 113 leke vlera totale e prokuruar ishte 108 230 737 689 leke.
Pra, 7.5% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2017, vlera e “negociuar pa shpallje” ishte 7 621 305 673 leke vlera totale e prokuruar ishte 109 619 600 197 leke.
Pra, 6.9% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Ne vitin 2018, deri tani, vlera e “negociuar pa shpallje” eshte 1 907 224 295 leke vlera totale e prokuruar eshte 53 551 476 775 leke.
Pra, 3.5% e vleres totale te prokurorimeve u negociuan pa shpallje.
Sic e shihni, vlera me e larte e kontratave te lidhura pas procedures “shpallje pa negocim” eshte shenuar ne vitin 2013-kohe kur vendin e qeveriste Sali Berisha:
Rekordi- 16.% të vlerës totale të prokuruar.
Prej atij viti, vlera e negociuar pa shpallje ka rene, duke shenuar kete vit vleren me te vogel ne 8 vite!
Une kam pare programin e punes se Agjencise se Prokurimit Publik dhe besoj se ne 2019-ten, vlera e negociuar pa shpallje per kontrata mallrash, sherbimesh apo pune, do te jete fare minimale.
Kjo eshte e verteta.
Propaganda duket budallaqe sa here e verteta perballet me te! Njesoj si budallai Lul dhe ministria e tij hije e propagandës!
A ka probleme me prokurimin publik ne kete vend?
Pooooo!
Problemi mbetet tek vertetesia e gares, te qenit e hapur, e lire, perfshirese, e vertete!
Demokratizimi i puneve publike, pa humbur asgje ne cilesi dhe cmim nis nga ketu!