Për Kryeministrin Edi Rama vota për çdo forcë të opozitës është e çuar dëm. Në rubrikën ‘sy më sy’, teksa i përgjigjet një komenti të një ndjekësi emigrant, Rama thotë se i vetmi program i opozitës është sharja me libër shtëpie ndaj tij.
Komentuesi i radhës thoshte se nga gjuha që Rama përdor me opozitën nuk meriton të qeveris vendin.
‘Më vjen keq! Por vetën për faktin se si shpreheni për opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëhiqni atë vend e atë popull’.
Rama përgjigjet se për opozitën flet vetëm 1 herë në 3 muaj, ndërsa kjo e fundit merr në gojë kryeministrin Edi Rama me libër shtëpie.
‘Ja mirëmëngjes nga Partia Socialiste! E bukur kjo, unë flas një herë në 3 muaj një fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje se nuk meritoka më ta udhëheq më atë popull siç shkruani ju nga jashtë. Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora, ma thoni dot. 3 vakte në ditë merr gjithë librin e shtëpisë sime, me këdo që i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson ju dhe familjen tuaj, se nuk besoj se keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë sime ju duket ndonjë program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, për shëndetësinë e me radhë për Shqipërinë.’
Më tej, kryeministri thotë se opozitë e shndërruar në kënetë e udhëhequr nga bufi i stërplakur siç e quan Berishën, që kërkon të pengojë vendin tani që kërkon dhe votën në zgjedhje, prandaj Rama do merret me ta.
‘Pastaj ju Flora jeni jashtë dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë, që sot çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Unë sjam fare me opozitën dhe në parlament i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime, e të ulin dhe të ngrenë kriminel e hajdut e të mi hedhin mua të gjitha të zezat që i kanë bërë vetë.
Pasi kanë hedhur vetëm balte brenda dhe jashtë për Shqipërinë nga kënetat e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan votën. Prandaj do merrem pak edhe me ta apo jo, por ama me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Fishtës, Konicës e asnjëherë kurrë me baltën e shpifje me librin e shtëpisë me familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.’
Së fundmi, Rama ndalet dhe tek partitë e reja, të cilat i etiketon si ‘opozitëzat e reja’, kanë si model bufin e kënetës dhe sot vendi nuk ka një opozitë reale dhe sfiduese.
‘Më vjen keq Flora. Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash, kuak kuak kuak ditë e natë. E rrokanisën shqiptarët kuak kuak kuak. Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe ca copëza opozitëzash të reja që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre.
Të gjithë imitojnë bufin stërplak. Kush do të votojë verbërisht kuak kuak kuak, le ti votojë. Por dy gjëra nuk i ndryshon dot, që vota e çuar për ta, është votë e çuar krejtësisht dëm. Ata aty ku janë do jenë prapë. Vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhelisit tonë nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, europiane, sfiduese dhe fituese.’