Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka ftuar në dialog Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente.
Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën çelje së negociatave, ka reaguar Rumen Radev.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i është përgjigjur Ramës duke thënë se Bullgaria është pro zgjerimit por sipas tij duhet që çështjet të zgjidhen një herë e mirë në mënyrë që të ketë stabilitet brenda Bashkimit Europain. Më tej me tone ironike, Rumen Radev duke iu drejtuar Ramës ka hedhur “kunja” ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke thënë se edhe pse në këtë forum flitet për integrimin e Ballkanit Perëndimor , ai nuk është i pranishëm.
Rumen Radev: Na është dashur shumë kohë të diskutojmë çështjet në mënyrë të hapur. Emir i Bullgarisë sikur dilte në ajër. Faleminderit Edi që më në fund e the haptazi dhe e përmende. Që të jemi më konkret. Jo që të jemi më konkret miku ynë Edi. Aleksandër Vuçiç është ftuar të diskutojë të ardhmen e vendit të tij në BE dhe nuk është këtu. Dhe unë jam këtu dhe ai nuk është. Unë që jam përfaqësues i një vendi që është pjesë e BE.” tha Presidenti i Bullgarisë.
“Çfarë të ardhme do kemi ? Bullgaria është mbështetësi më i fortë i procesit të zgjerimit por ky proces dëshirojmë që të jetë stabël dhe të pa kthyeshëm. Për të vazhduar këtë duhet të kthehemi tek vlerat tona. Të rinjtë tanë do takohen të lirë dhe pa fjalë urrejtje dhe duke e njohur njëri tjetrin duke përjashtuar gjuhën e urrejtjes. Dhe ky ishte shqetësimi im. Bullgaria është mik i besuar në këtë proces. Bullgaria është gjithmonë aty. Edhe ku Ballkani Perëndimor doli nga radarët. Bullgaria e solli në vëmendje.” tha më tej Radev.
“Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë të futeni tek dera, jemi miku juaj për i afërt. Dera është e hapur, ka edhe një strategji shumë më të shkurtër dhe fitimtare, jemi absolutisht të hapur. Çelësin e keni në dorë.”, tha ai.