Nëse SPAK do vendosë të marrë të pandehur ish-Drejtoren e AZHBR-ës dhe ish-Ministre e Bujqësisë, Frida Krifca, përveç vjedhjes së fondeve që BE dërgoi për fermerët, duhet ta pyesë dhe për pasuritë, shumica të pa deklaruara, të fshehura te familjarët e burrit të dytë, Erti Lutaj (i cili ka punuar si DJ, por i përfolur edhe për ‘punë të tjera’).
Pasuritë e deklaruara, janë 1 dyqan me vlerë 160 mijë USD, 100% në pronësi të saj; 1 një suitë të Kodra e Diellit në Tiranë me vlerë 223 mijë Euro e sipërfaqe 149 m2; kursime jashtë bankës në vlerë 8 milionë lekë; llogari bankare 17 mijë USD.
Ka blerë shtëpi 130 mijë, me kredi për 10 vjet, kundrejt këstit mujor 1340 Euro; dhe shtëpi tjetër 110 mijë Euro, me kredi tjetër 107 mijë Euro për 13.5 vite e këst mujor 805 Euro, kur pagën mujore e ka pasur dhe e ka 1300 Euro.
Ka 1 vilë 210 m2 me vlerë 660 mijë Euro dhe 1 apartament në Dhërmi, me vlerë 72 mijë Euro, me sipërfaqe 78.4 m2; ndërsa bashkëshorti Erti Lutaj, ka 5 biznese, të hapur në vitet 2019-2022, kur Frida Krifca ishte Drejtore e AZHBR dhe Ministre Bujqësie, për të cilët nuk ka dorëzuar bilance në tatime, por vetëm si “Person Fizik” thotë se ka 13 milionë lekë të ardhura.
Bizneset e tij janë “Tirana Media Lab”, “Lucom Projects”, “Lusaku” në ortakëri 50% me një shtetas nga Zvicra.
Në muajin tetor 2020, kur Frida Krifca ishte Drejtore e AZHBR, deklaron se bashkëshorti i saj Erti Lutaj ka blerë edhe 3000 mijë m2 tokë arë në Farkë me çmim 10 Euro/m2, duke e bërë 11 mijë m2 tokë në total, ndërsa në dhjetor 2020 deklaron se ka shtuar 35 milionë lekë.
Ka dyshime, se kulla 39 kate “Bound Tower” e familjes “Lutaj” në Laprakë, miratuar si leje para 10 ditësh, përveç klientëve të Bablokut, do financohet e ndërtohet dhe me milionat që nusja e familjes “Lutaj”, ish-Drejtore e AZHBR dhe ish-ministre e Bujqësisë, Frida Krifca, zhduku nga fondet që BE dërgoi për fermerët dhe nga fondet shtetërore të bujqësisë.
Të vërtetën ka detyrë të hetojë SPAK, nisur dhe prej faktit, që Frida Krifca është kallëzuar penalisht nga OLAF, BE e EUROJUST, për vjedhjen e 33 milionë Euro dhe 110 milionë Euro, që u ka dhuruar ndërtuesve të kullave, hoteleve e resorteve, mes tyre Florenc Gjikurisë, Gjergj Lucës, Ylli Shehut të IKMT-Tiranë dhe Klodian Zotos të landfilleve. /Pamfleti