Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, raportoi përpara komisionit parlamentar lidhur me progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Rruga për Shqipërinë nuk është aspak e lehtë në këtë proces tha ministri Bushati, i cili nuk i kurseu kritikat për mungesën e deputetëve demokratë në komision.
“Mos mendoni që një grup deputetësh që vinë nga një vend ku qeveria e tyre mbahet vetëm me një votë në këmbë, ku kanë skepticizëm shumë të madh për një pjesë të mirë të vendeve të Europës Jugore, që janë edhe themeluese të BE-së, të shkojnë me një optimizëm shumë të madh kur mund të dëgjojnë dikë që futet si “Fanti spathi” në një drekë dhe vë kasetën dhe thotë gjëra që ka qejf për të thënë. Është po Partia Demokratike që po ti referohemi vetëm fakteve, pa dashur për të bërë analizë politike, ka përgjegjësi për vonesën në këtë proces,” tha Bushati.