Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtues socialist në qarkun e Shkodrës, këtë detyrë do ta mbajë Valdrin Pjetri.
“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, Qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës” u shpreh kryeministri Edi Rama.
Vetë ish- ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes se Asamblese PS-se u shpreh:
“Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj.
Të jeni të bindur se mungesa e ofiqit më bën të jem më i vendosur për të cuar përpara idetë për të ardhmen tonë”.
Kur u pyet nëse ishte ai “shkolla e mendimit ndryshe në PS”, Bushati tha se “për këtë duhet të pyesni të tjerë persona”.