Një debat është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, mes analistit Andi Bushati dhe biznesmenit Samir Mane.
Kanë qenë kullat në Tiranë tema e debatit, ku Bushati u shpreh se kryetari Veliaj, premtoi zero ndërtime dhe tradhëtoi qytetarët të cilëve u mori votën, sepse u kap peng nga oligarkët, një prej të cilëve është edhe Mane.
Bushati: Politika është skllave e oligarkëve. Një kryetar bashkie thotë më jepni votën se do keni zero ndërtime. Kur kapet peng, nga ologarkët, ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave. Nëse ju keni një kullë në Tiranë, atëherë ju jeni pjesë e këtij sistemi.”
Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla.
Mane: Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”
Nga ana tjetër, Bushati u shpreh se Tirana, nuk duhet të ndërtohet sepse është e mbipopulluar.
Bushati: Tirana nuk duhet të ndërtohet sepse është më e mbipopulluar se kudo. Qyteti me gjelbërim më pak se kudo. Sot Brukseli është me 6 mijë banorë për kilometër katror, ndërsa Tirana 24 mijë. Këtu bëhen disa kulla që të fitojnë 6-7 njerëz dhe prishet jeta e qindra mijëra njërëzve të tjerë. Elektorati ka votuar me premtimin zero. Kur hyn pushteti i parasë dhe oligarkëve, ata tradhëtojnë njerëzit dhe bëhen me ju”