Revista e njohur Business Magazine, ka publikuar një kolazh fotografish me 12 të rinjtë shqiptarë që kanë prekur suksesin përpara të 20-ve.
Në listën e revistës janë 12 të rinj, të cilët kanë arritur të jenë kontributor në shkencë, teknologji, biznes, të shfaqin talentin e tyre në sport por dhe të rrëmbejnë çmime të para në muzikë.
Në listën e revistës janë:
Xhon Norra, vetëm me një laptop ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online. Agjencia e tij ndihmon biznese jashtë shqipërisë me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve.
Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% e popullsisë.
Esli Belshi, fitoi vendin e dytë në botë, me projektin e saj në një konkurs shkencor ndërkombëtar në fushën e energjisë.
Mario Alla, ka bërë të mundur krijimin e disa robotëve Mark.o dhe Mark.1.
Ines Neziri, është vajza që bëri krenare Shqipërinë duke fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Dreri i Artë”, në Rumani.
Erlin Kananaj, është themeluesi i Noel Crafts & Foundation. Planet e tij dhe projektet janë të shumta, por aktualisht po punon për të perfeksionuar lojën që krijoi për herë të parë, Robotic Land.
Françesko Lamçe, është i riu që ka sjellë versionin e përditësuar të platformës Start Ad, por tashmë edhe me një emër të ri ËebProm.
Besart Çopja, me vendosmërinë e një të riu, ai themeloi ASE (Albania Scholarship Efforts), ku ofrohen konsulta me studentët dhe prindërit për mundësitë e bursave në gjimnazet më prestigjioze në botë.
Renis Tusha, prej katër vitesh është pjesë e Federatës Shqiptare të Boksit. Ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë ndeshje boksi dhe në dhjetë prej tyre është kthyer në Tiranë me fitore.
Hudi Shehu, është nga Memaliaj. Prej disa kohësh ai është përfshirë në projektin e familjes për të tregtuar veshje e aksesorë me një markë të tyren “Gerid”.
Nuredin Rexhepi, ka një të veçantë që e bën tejet premtues në futboll. Aftësia e tij për të ekzekutuar gjuajtjet e lira e bënë kosovarin si një David Beckham apo Juninho Pernambucano të futbollit gjerman.
Endrit Rushiti, ka lançuar aplikacionin e tij të ri “Applinka”. E veçanta e këtij aplikacioni është se njerëzit mund të socializohen mes vete dhe ta mbajnë shëndetin e trupit në nivel gjatë pjesëmarrjes në këto sfida.