• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Ça ka tavani”?! Kush është artizani që u bë i famshëm pas takimit me Berishën?

April 21, 2025
in Aktualitet

Disa ditë më parë, një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar të ditës. Por sot, ashtu si çdo ditë, ai vijon punën e tij, në zemër të pazarit historik të Krujës, aty ku proceset e qeleshpunuesit janë më domethënëse se çdo status në internet.

“Po punove, jeton dhe jeton mirë. Po situata është e vështirë, konkurrenca është e pandershme, sepse po shiten punime kineze si punë dore”, tha Guni.

Nuk i pëlqen të flasë për momentin që e bëri të njohur në rrjet, sepse për të, puna është jeta. Në dyqanin e tij hyjnë e dalin turistë që ndalen të magjepsur nga mjeshtëria me të cilën formohen qeleshet, një proces që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri.

“Është fantastike të shohësh si bëhen qeleshet me dorë. Më bën përshtypje fakti që kjo trashëgohet tek brezat e rinj”, tha një turist.

Në këtë punishte të vogël punon edhe i biri, Ardiani, që e ka trashëguar zanatin nga gjyshi. Prej brezash, qeleshja është simbol i identitetit dhe trashëgimisë.

“Ndërgjegjësimi i turistëve që duan të marrin një punë dore na ka ndihmuar. Të ishte për konkurrencën, do ta kisha lënë këtë punë. Është një zanat që kërkon kohë, saktësi dhe dashuri. Ta punosh këtu, në dyqan, dhe ta shesësh këtu”, tha Guni.

“Ky profesion në familjen tonë është i trashëguar prej brezash. Ishte dëshira e gjyshit që ma mësoi. Ka mbi 12 procese pune për të bërë një qeleshe. Është e lodhshme”, tha Adrian Guni.

Por pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë, të dy janë të pasigurt për të ardhmen. Tregu është i mbushur me produkte të fabrikuara që shiten si punime artizanale, çmime të ulëta dhe mungesë vlerësimi për punët e dorës.

“Me keqardhje them se do të vdesë shumë shpejt”, tha Guni.

Në Pazarin e Krujës, ku çdo gur dhe çdo dyqan rrëfen histori, Ndriçimi dhe Ardiani vijojnë të punojnë qetësisht, të vetëdijshëm se po mbajnë gjallë një pjesë të identitetit shqiptar.

Dhe për sa kohë që ka një turist që ndalet, pyet dhe blen me zemër, ka ende shpresë që qeleshja të mos mbetet vetëm kujtim. (TCH)

Next Post

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për t’u bërë dhëndër sërish

Rama më i pëlqyeri me 51.2 %! Vlerësimet në sondazhin e Angi Ricerche për liderët politikë

Një kosovar me katër somalez rrëmbyen dhe dhunuan në Suedi 15-vjeçarin jetim nga Shkodra

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved