Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, ndodhet prej disa muajsh në Itali. Pasi u bë mjaft i dashur për publikun italian nga një telenovelë turke, ai arriti që tashmë të jetë edhe pjesë e filmave të prodhuar në Itali.
Por jo vetëm kaq, pasi ai është komentuar shumë edhe për lidhjen e dashurisë me moderatoren e sportit, Diletta Leotta. Ata kaluan disa kohë bashkë, madje romanca e tyre dukej mjaft serioze, por gjërat nuk shkuan ashtu siç e kishin planifikuar.
Ndërsa së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me aktoren e njohur italiane, Francesca Chillemi, ku i ka bërë edhe një dedikim të bukur.
“Vjollcë si deti, por e bukur si dielli”, shkruan Can bashkëngjitur me fotot ku shfaqet së bashku me Francesca-n. Kaq ka mjaftuar që disa nga fansat të mendojnë se ata kanë nisur një romancë.
Por nuk është aspak ashtu, pasi ata janë aktorët kryesorë të një filmi, i cili do të transmetohet shumë shpejt në mediat italiane.
“Viola come il mare” është titulli i filmit dhe pikërisht në xhirimet e këtij filmi ka lindur një miqësi mjaft e bukur mes dy aktorëve mjaft të dashur për publikun.