Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku po takohet me zyrtarët e vendit.
Pas pritjes në Pallatin e brigadave dhe takimit në kryeministri, presidenti i KE dhe Rama mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Në emër të të gjithëve pa dallim, sepse pa dallim është bindja europiane e shqiptarëve ta falenderoj Presidentin e Këshillit Europian dhe me plot gojën një mik i shtrenjtë i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe i imi personalisht për këtë vizitë në kohën e duhur kur Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe siç i thashe edhe presidentit që të gjithë shqiptaret presin të vazhdojmë me këtë rrugë dhe të kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare për këtë rekomandim”
Ndërkohë presidenti i KE Donald Tusk deklaroi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është i rëndësishëm për unionin. Por ai theksoi se vendi ka para mjaft sfida në drejtim të shtetit të së drejtës dhe luftës antikorrupsion. Ai tha se “do të jetë sfidë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE, jam i vetëdijshëm që ky proces do i ngjajë një gare me pengesa se sa një autostrade, por BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku”.
“Më lini ta nis duke përgëzuar rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për bisedim. Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, por mund t’ju them se ato ja vlejnë çdo përpjekje. Kur vendi im nisi biseidme të ngjashme rreth 20 vite më parë, e dinim se shumçka duhet të ndryshonte në Poloni. Dhe është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtin rrugëtim si në BE si vendi im. Me historinë tuaj krenare me Skënderbeu, nuk kam asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë. Është gjithashtu në interesin e BE se Shqipëria dhe gjithë Ballkani të integrohet në BE. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë shumë sfida. Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Një tjetër sfidë do të jetë që të binden të gjithë shtetet anëtare në Qershor. Ky proces do t’i ngjajë më shumë një gare me pengesa se sa një autostrade”, deklaroi Tusk.
ERTV Live😊: Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk 🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Tuesday, April 24, 2018
ERTV Live😊: Deklarata e përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk 🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Tuesday, April 24, 2018
ERTV Live😊: Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk 🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Tuesday, April 24, 2018
ERTV Live😊: Deklarata e përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk 🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Tuesday, April 24, 2018