Bashkimi me Partinë Demokratike duket se i ka dhënë zemër kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Mbrëmjen e kaluar, ai sqaroi arsyet pse vendosi të kalojë në opozitë, gjatë një interviste në Top Show.
Më tej, Idrizi tha se “Çështja e Çamërisë nuk ishte në program në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, ne ishim në opozitë. Në program kishte vetëm timon e tepsi”.
“Nuk ka burrë nëne që ta përdorë çështjen çame si tepsi. Si mundet, që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia, që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën, nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik”, shtoi Idrizi.