Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e demokratit Azem Hajdarit është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë.
Ka qenë vet Haxhia që ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një statusi në ‘Facebook’. “Meqe nuk erdhen të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke, shkruan Haxhia.
Kujtojmë se ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë.
Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin deri tani.
Pasi Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit. Por vetëm 1 muaj më parë Gjykata turke vendosi që të lejonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Përmes profilit të tij në Facebook, juristi i çështjes “CEZ” Romeo Kara, ka reagaur përmes një statusi ku shkruan se:
Izet Haxhia shume shpejt ne Shqiperi.
Sot ai iu veteofrua policise turke dhe brenda 30 diteve, do te deportohet ne Shqiperi.
Perballja per drejtesi, eshte ne fazen finale.
Asgje nuk vlen më shume sot, se sa drejtesia.