Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook reagoi dje për zhvillimet e reformës në Drejtësi ku u shpreh se po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.
Statusi i tij ka sjellë një reagim shumë të madh nga ana e komentuesve, të cilët nuk mendojnë njësoj si Rama.
Një nga debatet më interesante ishte kur Rama u pyet nga një qytetar për procesin sesi do të vijojë reforma në Drejtësi dhe se çfarë do të ndodhë me këta gjykatës e prokurorë që po shkarkohen nga Vettinggu pasi nuk justifikojnë pasurinë, a do të ndiqen penalisht.