Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 21 shkurt 2022, njohu zyrtarisht dy republika autonome popullore brenda territorit të Ukrainës, ato të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut.
Dy enklavat rusofone, gjenden në rajonin që njihet si Donbass-in ukrainas, në pjesën më lindore të vendit.
Të dy republikat, e shpallën veten të mëvehtësuar nga Kievi në vitin 2014.
Për shkak të këtij vendimi, një luftë filloi në atë zonë dhe prej asaj dite, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë vdekur të paktën 22 mijë persona.
Muajt e shkuar, Putini ka shpërndarë në Donbass rreth 700 mijë pasaporta ruse. Praktikisht, kjo do të thotë se në çdo familje, një person zotëron tashmë pasaportë ruse.
Mirëpo, ajo çfarë përbën më shumë rëndësi se sa thjesht situata e krijuar prej vitesh në Donbass, është fakti se me agresionin rus, shumë pranë rajonit, ndodhet edhe qyteti i Mariupolit me portin e tij – një pikë tejet strategjike për luftën mes dy vendeve, të cilën Putini po e përdor tashmë.
Gjithçka fillon me revoltën e Maidan-it, sheshit qendror të Kievit, në shkurt 2014, kur javë të tëra barrikadash, u përmbyllën me arratisjen e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovich, drejt Moskës.
Reagimi i parë e i menjëhershëm i Putinit, ishte aneksimi i Krimesë.
Lëvizja e dytë – ajo më problematikja – ishte inkursioni në Donbass.
Më 6 prill 2014, filorusë të armatosur mësynë në ndërtesa qeveritare dhe shumë qytete ranë në duart e tyre. Të ardhurit, do të ishin “këshilltarët ushtarakë” të Moskës.
Qeveria e re e Ukrainës, e cila e humb Krimenë pa shtënë edhe një plumb të vetëm në ajër, tërhiqet. Inkursionin rus në rajonin e Donbass-it, e quan terrorist.
Prej këtu, fillon një kalvar i gjatë luftimesh, mes ofensivash, kundërofensivash, paramilitarësh dhe mercenarësh të huaj, nis seria e disa fatkeqësive të mëdha, të cilat kulmojnë me rrëzimin e një avioni të kompanisë Malasyan Airlines, ku në bord ishin 298 persona.
Objekti që e hodhi poshtë avionin, ishte një predhë ushtarake ruse!
Më 21 shkurt, Putini me të vërtetë i njohu dy republikat autonome, por bëri edhe diçka tjetër.
Ai, mesazhin e kishte të qartë edhe ndaj dy ngjarjeve madhore. E para, ishte tragjedia e Odessas, ku forcat mbështetëse të protestuesve të Maidan-it, u ndeshën me ato anti-maidan. E dyta, lidhej pikërisht me “shesh-Maidan-in”, që bëri Yanukovichin të largohej.
Putin do të thoshte se fajtorët i njihnin dhe autorët, do ta paguanin.
Së pari, sepse është një siguri e shtuar për Putinin, në rast se NATO vendos të zgjerohet në Lindje.
Së dyti, miniera shumë të mëdha të qymyrit, gjenden aty. Minierat e hekurit të oligarkëve rusë, po ashtu. Po aq, sa selia e kishës ortodokse, e cila e mbështet regjimin e Putinit në mënyrë të pakushtëzuar.
Ndër argumente, ka edhe nga ato kontroverse, si për shembull gjuha që përdoret, pasi askush nuk dëshiron të heqë dorë nga rusishtja.
Në vitin 1996, me marrjen e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, Ukraina prezantoi gjuhën ukrainase, si të vetmen zyrtare.
Yanukovich, me ardhjen në pushtet, e prezantoi edhe rusishten si gjuhë zyrtare në rajonin e Donbass-it, karshi ukrainishtes. Ligji me të cilin ai e bëri këtë ndërhyrje, u rrëzua menjëherë pas protestave në sheshin Maidan dhe u cilësuan si jokushtetuese.
Sot, qasja është tërësisht e dukshme. Ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare. Në shkolla, rusishtja mund të mësohet vetëm si gjuhë e huaj dhe 90% e filmave që shfaqen aty, duhet të jenë në ukrainisht.
Prapë se prapë, Donbassi ndihet gjithnjë e më shumë rus.
Sipas Rusisë, Kievi nuk ka dashur kurrë të respektojë marrëveshjet e arritura në Minsk gjatë viteve 2014-2015, të cilat përfshijnë edhe një njohje të gjerë të autonomisë së Donbass-it.
Vetë Ukraina, nuk e pranon këtë akord, sepse argumentohet nga Qeveria se bëhet fjalë për një agresion pa armë, të rakorduar me Kremlinin.
Skema e hipotetizuar, është e njëjtë me atë të vitit 2008 në Gjeorgji, kur Putini njohu pavarësinë e dy republikave separatiste filoruse, të Abkhazisë dhe Osetisë së jugut, pas një konflikti të shpejtë e të thelluar me Qeverinë gjeorgjiane.
Mbi këto premisa, nga ana tjetër, është Putini ai që pretendon se prej këtyre ngjarjeve – veçanërisht ato në Donbass – rusët po vuajnë, pasi janë përballur me një akt gjenocidi.
Durimi për presidentin rus, ka mbaruar.
Një muaj pas një humbjeje të madhe në Donbass për trupat ukrainase, Kievi dhe rebelët e Donbassit firmosin edhe dy marrëveshjet e Minsk-ut.
Dokumenti i parë, nuk hyri kurrë në fuqi. Në vitin 2015, ukrainasit pësuan një disfatë tjetër në Debaltseve dhe ishte ajo pikë, kur Franca dhe Gjermani hynë në rolin negociator me marrëveshjen e dytë të Minskut.
Me fundin e luftimeve të mëdha, komuniteti ndërkombëtar u relaksua. Kjo, pavarësisht faktit se konfliktet e vogla nuk pushuan kurrë.
Ukraina e akuzon Rusinë se nuk i ka tërhequr kurrë trupat, ashtu si ishte koordinuar. Rusia kundërpërgjigjet se Kievi nuk i ka respektuar pikat e akordit dhe ka rekrutuar mercenarë nga perëndimi.
I fundit nënshkrim i paqes, i firmosur në Paris në vitin 2019, mbetet thjesht një letër e vdekur.
Një luftë e “ngrirë”. Kjo është përgjigja e duhur!
Qytetarët e zonës gjithsesi, thonë se “bie shpesh breshër” aty. Ky është kodi që përdorin për të treguar se ka bombardime.
Dhjetëra veprime që prishin armëpushimin, ndodhin çdo ditë sipas tyre.
Toka, është kthyer në një fushë të minuar, ndoshta ndër më të mëdhatë në botë. Rreth 1.6 milionë hektarë tokë, janë të “mbjella” me mina.
Një ferr, si të thuash, i zhytur Bosnjës dhe Afganistanit.
Edhe nëse sot arrihet marrëveshja e paqes, shumë vite do duhen për ta parë atë të jetë mirëbërëse për vendalinjtë…