Hetimi pasuror për Flamur Nokën ka nisur në vitin 2024, ku përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve.
Madje iniciues dhe kallzues është Gazmend Bardhi, i cili në atë kohë ishte bashkëpuntor i Lulzim Bashës, të cilin e braktisi për dashurinë e re me plakun Sali
Flamur Noka dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllezërve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.
Në nëntor 2025, SPAK i kërkoi Ministrisë së Brendshme të gjithë praktikën e shpërndarjes së banesave për të pastrehët gjatë kohës kur Flamur Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.
Gjithashtu, po hetohet edhe mënyrën dhe rrethanat se si familjarët e Flamur Nokës u bënë pronarë të banesave të të pastrehëve si dhe rolin e Nokës.






