Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.
Hoxha shkruan se Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së dhe tha se kjo masë do të jetë e përkohshme, deri sa të sqarohet pozicioni i tij me PD.
Mirëpo ndërkohë që Berisha e ka paditur në Francë sekretarin Amerikan të Shtetit, një zhvillim i fundit duket se e ka vënë në pikëpyetje çështjen e tij. Pas tensionimit të marrëdhënieve ditët e fundit, Franca ka tërhequr nga SHBA ambasadorin e saj.
Nisur nga këto zhvillime, Hoxha shkruan se nuk i dihet sesi do t’i shkojë filli padisë së Berishës.
Postimi i plotë
Çfare fati ka ky Luli!!!
Kur e perjashtoi Berishen nga grupi parlamentar i PD-se, tha se kjo mase eshte e perkohshme deri sa Doktori te sqaroi pozicionin e tij me SHBA.
Doktori per te sqaruar pozicionin e vet me SHBA, I beri padi sekretarit te shtetit Blinken ne nje gjykate franceze ne Paris.
Tani Franca ka terhequr ambasadorin nga SHBA, pas tensionimit te mardhenieve ditet e fundit.
Hajde e gjeje si do i shkoje filli padise se Berishes???!!!
Nderkohe Luli nuk ka ndermend te terhiqet nga vendimi per Doktorin.