Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘Dita Jonë; komentoi thirrjen e kryeministrit Rama për bashkëpunim me Bashën.
Sipas Shehit ky është një provokim që u bë edhe para zgjedhjeve, por ia arriti të neutralizojë LSI-në. Ai u bën thirrje edhe kolegëve opozitarë që janë joshur nga kjo ftesë e kryeministrit, që të kenë kujdes pasi beteja e së djathtës thotë ai është me moralin dhe çuarjen e Shqipërisë në BE, jo në Turqi.
“Është brenda linjës së Ramës se e provokoi edhe para zgjedhjeve dhe ia arriti që LSI ta neutralizojë. Ky lloj diskutimi që thotë Rama duket si perëndimor, është miklues për disa arrivistë për disa brenda PD. Sot unë shoh brenda PD që janë trishtuar jo se ka humb e djathta e demokracia, por perspektiva se ky do bëhej drejtor i KESH-it.
Kujdes kolegë opozitarë beteja jonë është me moralin dhe të drejtën të çojmë Shqipërinë në BE. Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, u shpreh Shehi.