• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çfarë fshihet pas identitetit të rremë të vajzës me pesë emra që u shfaq krah Arkimed Lushës

December 10, 2020
in Aktualitet, Debat

Protesta e mbrëmjes së djeshme për vrasjen 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj, krahas zhvillimeve të shumta shënoi edhe një episod i cili u bë kryelajm i mediave elektronike dhe atyre audio-vizive.

Një vajzë, me një flamur shqiptar në dorë, u shfaq krejt e qetë krah reperit Arkimed Lushaj, apo I njohur si Stresi, duke u prezantuar si e motra e Klodian Rashës.

Fill pas thirrjeve të saj që kërkonte “Drejtësi për vëllain”, disa prej mediave zhvendosën objektivin e kameras, nga Lushaj te ajo.

“Kërkoj drejtësi për vëllain tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt.

Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo mbrëmjen e djeshme duke bërë xhiron e të gjitha portaleve në Shqipëri dhe përtej saj.

Ndërkohë, ngjarja u bë akoma edhe më e rëndë kur u raportua se asaj i ra të fikët gjatë tubimit, ku disa prej mediave të lidhura ngushtësisht me opozitën akuzuan policinë e shtetit se po dhunonte të afërmen e viktimës që po protestonte.

Për të mos mjaftuar kjo, zëri i këtyre mediave u përforcua edhe nga reagimet e menjëhershme të përfaqësuesve të lartë të opozitës të cilët akuzonin qeverinë “Rama” lidhur me gjendjen e vajzës.

Teksa ngjarja sa vinte dhe bëhej më e ethshme për shkak të dinamikave të njëpasnjëshme, familjarët e Klodian Rashës, duke ndjekur pasqyrimet televizive reaguan duke kontaktuar përfaqësuesit e mediave. Ata njoftuan se nuk kanë asnjë lidhje me vajzën dhe se gjithçka bëhet fjalë për një mashtrim.

Kjo u përforcua më vonë edhe nga vetë babai i viktimës i cili nënvizoi që nuk merret me politikë dhe se shfaqja e turpshme e vajzës në media ishte një marrëzi që rëndonte barrën e dhimbjes për ta.

Menjëherë pas kësaj dëshmie, mediat vizituan sërish banesën ku jeton e reja, nga ku ajo përgënjeshtroi identitetin e prezantuar më herët, duke thënë se nuk ishte motra biologjike, por bashkëshorti i saj kishte qënë shok fëmijërie me viktimën.

Kjo ishte edhe gënjeshtra e radhës pasi aktualisht vajza në fjalë rezulton beqare dhe se janë të paqarta motivet që e shtynë atë të ndërmerrte këtë gënjeshtër të madhe publike.

Një nga hipotezat që është lakuar më së shumti në media, është se e reja mund të jetë shfrytëzuar nga këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi).

Emrat që u prezantua e reja dhe i ndryshoi pas çdo dëshmie:

1. Bora Rasha

2. Bukuroshe Salliu

3. Bukuroshe Murati

4. Bukuroshe Haruni

5. Bukuroshe Sali

Po cila është vajza e shfaqur në protestë?

Gazeta “TemA” bëri një kërkim të hollësishëm në bllokun e gjendjes civile dhe asnjë prej emrave me të cilat ajo u prezantua nuk rezulton i përputhur me identitetin e një personi konkret.

Nga një analizë të postimeve të saj në rrjetet sociale, e reja duket se nga fshati Shalës i Sarandës dhe se shumë shpesh udhëton drejt qyteteve të tjera për motive ende të panjohura.

Më poshtë po përcjellim vizualisht disa nga momentet e saj gjatë protestës si dhe disa nga postimet në rrjetet sociale./TemA

Next Post

Bëni kujdes nga "Rudina Magjistari", moderatorja në hall: Më kanë përdorur emrin për të mashtruar njerëz të zakonshëm

Alarmi/ Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës së kompanisë amerikane

Ardit Gjebrea pjesë e një mashtrimi të madh: Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved