Disa ditë pas arrestimit të Erion Veliajt nga Ols Dado dhe Erjon Bani, vjehrri i Belind Këlliçit, Artan Shkreli ka nisur të shfaqet në Bashkinë e Tiranës.
Edhe pse vjehrri i Belind Këlliçit mban postin e drejtorit të Institutit të Ndërtimit në Tiranë, befas ka nisur të shfaqet në ambientet e Bashkisë së Tiranës pikërisht në një kohë kur Erion Veliaj, njeriu që i mundi dhëndrin me 60 mijë vota, nuk është më në Bashki.
Artan Shkreli është kujdesur edhe për t’a ekspozuar shfaqjen e tij si triumfator në Bashkinë e Tiranës.
“Në hollin e bashkisë së kryeqytetit – si një vështrim panoramik në Tiranën e “belle epoque” – dyqanet, kalldrëmet e bardha, tendat shumëngjyrëshe, puset e mbuluar e me harkada guri, tjegullat e kuqe, fshatarët me kafshë barre e tironasit alla-frënga, reklamat, bicikletat…“, shkruan Shkreli.
Nuk kemi të dhëna për synime apo pazere, por ky rikthim i vjehrrit duket si një ngushëllim për dhëndrin për humbjen pezmatuese dy vjet më parë përballë Veliajt. Atë që nuk e arritën me votë në zgjedhjet e 2023, kur qyteyarët e Tiranës i refuzuan me diferencë të thellë votash, familja Këlliçi-Shkreli duket se po e realizojnë me ndihmën e Ols Dados dhe Erjon Banit të drejtësisë, duke zgjatur kokën në zyrat e bashkisë tashmë që kryeyari i zgjedhur është mbyllur në burgun e Durrësit.
Themi rikthim pasi Artan Shkreli ka qenë drejtor në Bashkinë Tiranë. Edhe dhëndri i tij, Belo Ezmeri ka punuar në Bashkinë e Tiranës si vartës i Lulzim Bashës, fakt të cilin kujdeset t’a fshehë në çdo biografi të tij. Është paguar nga Bashkia e Tiranës edhe partnerja, Anna Shkreli. Konkretisht Anna Shkreli rezulton e punësuar pranë Muzeut të Bashkisë Tiranë “Shtëpia Studio Kadare”.