Problemet me ereksionin ndonjëherë mund të “godasin” edhe marrëdhëniet më të forta.
Por fatmirësisht ekziton ajo pilula ngjyrë blu e cila duket se është zgjidhja më e thjeshtë për një problem të tillë, i cili mund ti dëmtojë meshkujt edhe psikologjikisht.
Por çfarë ndodh me trupin e mashkullit në momentin që ka konsumuar Viagra-n?
Në 12 minutat e para presioni i gjakut në trup fillon të rritet dhe kjo në dis meshkuj mund të sjellë fillimisht një ereksion të lehtë.
Por jo të gjithë meshkujt i shohin rezultatet që në fillim, sipas mjekëve duhen rreth 27 minuta që ereksioni të fillojë. Momenti kur ju mund të jeni gati për seks është 58 minuta pasi keni konsumuar Viagra.
Ndaj mjekët e këshillojnë marrjen e kësaj pilule 1 orë përpara marrëdhënieve seksuale. Pas 4 orësh ju ende mund të keni një ereksion dhe të jeni të gatshëm për të bërë seks përsëri.
Në disa organizma efekti i saj mund të zgjasë deri në 12 orë por performance seksuale nuk mund të arrijë më shumë se 16 minuta.