Ilir Meta ka filluar të qeshurën kur është pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse kishte dijeni se cili do të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.
Duke qeshur, ai tha se e vetmja gjë që kishte bërë ishte intervista që kishte dhënë te Çim Peka, ndaj nuk ka bërë asnjë shkelje.
Fevziu: Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për shkarkimin tuaj. Në dijeninë tuaj, çfarë vendimi do të marrë.
Meta: Për çfarë jam shkarkuar unë? Se kam dhënë intervistë te Çim Peka (Qesh me të madhe)
Fevziu: Qoftë edhe se keni tentuar të ndihmoni opozitën duke dalë nga roli i Presidentit.
Meta: Domethënë unë jam shkarkuar se kam dhënë intervistë te Çim Peka. Është një kënaqësi e madhe që shkarkohem për këtë gjë.
Meta ka 7 akuza për shkelje të Kushtetutës dhe bënë budallain dhe reklamon Çim Pekun, që gjoja ka bërë bujë me këtë intervistë, kur Meta ka bërë bujë me shkeljet drastike të Kushtetutës dhe qeshja e tij tregon se presidenti në largim eshtë larguar edhe nga mendja.