Kryekomisioneri i KQZ për zgjedhjet, Ilirja Celibashi në komunikimet publike, thekson se PD- ja zyrtare drejtohet nga Lulzim Basha.
Në një intervistë televizive Celibashi tha se edhe në fletën e votimit krahas logos së PD do të shkruhet emri i Lulzim Bashës, pasi zyrtarisht është ende kryetar.
“Ja më thoni ju kush emër do shënohet? Kush mund të ishte emri tjetër që do të shënohej në fletën e votimit përbri Partisë Demokratike?-tha Celibashi.
Sefa akuza Celibashit: Po merrni rol aktiv në këto zgjedhje, po i shkaktoni një dëm të madh PD, s’regjistrohemi dot në koalicion
Ai nënvizon se zbatuar ligjin për mosregjistrimin e PD së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit dhe se nuk ka cënuar asnjë shtyllë të demokracisë në vendin tonë.
“Ajo çka prevalon para çdo parimi është zbatimi i ligjit. E ka zgjidhur ligji dhe e ka vendosur se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është. Kam gjithë keqardhjen, por është e rëndësishme të zbatohet ligji. Nëse zbaton ligjin nuk dëmton pluralizmin dhe as shtyllat e demokracisë”,-tha Celibashi.