Deputeti Adreatik Alimadhi, ditën e djeshme me anë të një statusi në rrjetin social bëri me dije se është shëruar plotësisht nga koronavirusi, gjithashtu ai falenderoj edhe mjekët për përkujdesjen.
Sipas gazetarit të BW deri më tani nuk ka pasur asnjë urgjencë tek spitali infektiv, por ka pasur një transferim tek Sanatoriumi dhe ka qenë pikërisht deputeti Alimadhi.
Raportohet se Alimadhi ka mushkëritë të dëmtuara për shkak se u infektua me COVID-19 dhe u trajtua në Infektiv derisa e kaloi.
Por tani ka pneumoni bilaterale por jo në shkallë rrezikshmërie dhe do të trajtohet tek Sanatoriumi apo spitali ”Shefqet Ndroqi” që është kthyer dhe spital COVID-19.
Po ashtu tek ky spital janë dhe 12 persona të tjerë që janë me pneumoni bilaterale por jo me COVID-19.