Në një kohë kur Gjykata turke mori dje vendimin për ekstradimin e tij në Shqipëri, ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka thyer sërish heshtjen.
Përmes një mesazhi të shkurtër në ‘Facebook’ Haxhia, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit të PD Azem Hajdari, ka befasuar me reagimin e tij, ndërsa shkruan: “Ne djall vafte ekstradimi !Rrofte Dashuria .!!! Pershendteje Franca..”, duke bërë konfuz kështu ndjekësit e tij për faktin nëse ai është shpërngulur apo do të udhëtojë drejt Francës. Përkrah mesazhit, ai ka postuar edhe një këngë të Bujar Qamilit dhe Rosela Gjylbegut.
Ndërkohë, mes komenteve dashamirëse, Haxhia i përgjigjet njëri prej tyre nëse shkruan se e vetmja gjë që i jep forcë është dashuria dhe këtë fakt s’mund ta ndal as burgu.
“E vetmja gje qe me jep force dhe me ben te pamposhtur eshte dashuria , vetem ajo mund te çaje çdo erresire dhe te ndriçoje rrugen e te ardhmes dhe vertetes. Asnje burg apo ekstradim nuk mund ta ndaloje dashurine ..Te pershendes nga ky vend i mallkuar ku jam”, shkruan mes të tjerash Haxhia.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Haxhiaj tha se “Sot jam njohur me vendimin e gjykatës”. Tani i takon Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë të vendosë kohën e ekstradimit. Ish-truproja e Berishës, Haxhiaj është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë që nuk e ka pranuar asnjëherë.
Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin deri tani.
Pasi Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit. Por vetëm dje Gjykata turke vendosi që të lejonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
(ed.me/BalkanWeb)