Komiteti teknik i ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e pandamisë dhe masat anti-covid-19.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar që Universitetet do vazhdojnë mësimin online edhe në ditët në vazhdim.
Rakacolli në fjalën e saj shprehet: Situata është rënduar lehtëshëm, por nuk është jashtë kontrollit. Mësimi do të vijojë online edhe për një periudhë që ne do ta vlerësojmë, ndërsa për ciklin parauniversitar akoma nuk pritet të mbyllet, mësimi do vazhdojë në shkolla.
Gjithashtu Rakacolli i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid.