Dritan Shakohoxha, komentatori sportiv që është kandidat për kreun e FSHF-së 4 vite më parë ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të Armando Dukës, në garën kundër të ndjerit Bashkim Fino.
Në emisionin “Zonë e Lirë”, Shakohoxha shprehej se nuk do të bëhet kurrë president i FSHF-së dhe se Armand Duka do të ishte mik i tij gjithë jetën.
“Unë nuk jam i përfshirë kaq shumë, sa të kem kaq informacione. Unë jam në punë, punoj drejtor i “Supersportit”.
Nuk dua të punoj në asnjë vend, kam gjithë këto vite që punoj në futboll. Kurrë nuk do të bëhem president i FSHF-së.
S’jam i aftë, nuk jam jurist, jam gazetar. 30-vjet, nuk kam punuar kurrë në FSHF dhe as nuk do të punoj.
Armandon e kam mik dhe do ta mbaj gjithë jetën, nuk e kam njohur, 3 javë para fushatës. Çështja është se këtu ka hyrë shumë thellë politika”, deklaronte Shakohoxha 4 vite më parë.