Bayern Munchen e ka bërë rrugë tashmë ndaj Barcelonës duke e mposhtur me lehtësi.
Këtë herë, në ndeshjen e parë të grupit, kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar 0-3 në “Camp Nou”.
Pa Lionel Messin, Barcelona ishte një ekip pa busull në fushën e lojës. Gjermanët e udhëhequr nga polaku Lewandoëski dominuan totalisht sfidën.
Goli i parë u realizua nga Muller në minutën e 33, dominimi vijoi dhe në pjesën e dytë Lewandoëski realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur ndeshjen në 3-0.
Takimi tjetër i këtij grupi mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gola.
Ndërkohë, Chelsea mori një tjetër fitore të dhuruar nga belgu Lukaku, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Zenit.