Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League.
Në këto dy sfida u shënuan plot 8 gola.
Barcelona ia doli që të fitonte pa probleme në shtëpi përballë Borussia Dortmund me rezultatin 4-0.
Dygolëshi i Lewandowski dhe golat e Raphinha e Yamal, afrojnë katalanasit me gjysmëfinalen.
Në krahun tjetër PSG fitoi me përmbysje 3-1 në shtëpi përballë Aston Villa.
Anglezët kaluan të parët në avantazh me Rogers. Por parisienët përmbysën me Doue, Kvaratskhelia dhe Mendes.