• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Champions League: Liverpooli thyen Realin, Bayerni mund PSG, Juvja ndalet ndaj Sportingut

November 5, 2025
in Sport

Emocione, gola dhe surpriza kanë karakterizuar mbrëmjen e sotme në Champions League, ku “Anfield” u bë skena e një fitoreje të madhe për Liverpool-in ndaj Real Madridit. “Të kuqtë” triumfuan minimalisht 1-0 në një përballje të zjarrtë, që u zhbllokua vetëm në minutën e 60-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet dhe tensioni nuk munguan. Në pjesën e dytë, “Anfield” shpërtheu. Dominik Szoboszlai harkoi saktë nga goditja e dënimit, dhe Alexis Mac Allister mposhti Courtois për golin e vetëm të sfidës. Portieri belg ishte ndër më të mirët për Realin, duke shpëtuar disa raste të pastra, por nuk mundi të ndalonte gjuajtjen e argjentinasit, i cili, ironikisht, mbetet një nga objektivat e merkatos së verës për madrilenët.

Bayern Munich vijon marshimin perfekt këtë sezon, duke regjistruar fitoren e 16-të radhazi. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 1-2 në “Parc des Princes” ndaj PSG-së, kampiones në fuqi të Europës. Luis Diaz ishte protagonist absolut me dopietën e tij në minutat 3’ dhe 32’, ndonëse u ndëshkua me karton të kuq në shtesë. Për vendasit, Joao Neves ngushtoi diferencën në minutën e 73-të me një gol të bukur akrobatik, por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Bayern kryeson grupin me 12 pikë të plota në 4 ndeshje, po aq sa edhe Arsenali, dhe konfirmohet si favoriti kryesor për trofeun e Champions League këtë sezon.

Në Torino, debutimi i Luciano Spallettit në stolin e Juventusit nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Sporting Lisbon. Portughezët shënuan të parët me Maximiliano Araujo në minutën e 12-të, ndërsa Dusan Vlahovic barazoi pas një asisti të Thuram në minutën e 34-të. Në minutat e fundit u aktivizua edhe Edon Zhegrova, por pa ndikim në rezultat.

Tottenham konfirmoi formën e shkëlqyer me një fitore bindëse 4-0 ndaj Copenhagen. Brennan Johnson zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të, më pas shënuan Odobert (51’), Micky van de Ven (64’) dhe Joao Palhinha (67’) për një mbrëmje perfekte në Londër.

Në takimet e tjera të mbrëmjes:

Atletico Madrid – Royale Union SG 2-1: Alvarez dhe Gallagher shënuan për vendasit, ndërsa Sykes ngushtoi diferencën për belgët në minutën e 80-të.

Bodo/Glimt – Monaco 0-1: Balogun realizoi golin e fitores në fund të pjesës së parë.

Olympiacos – PSV 1-1: përballje e ekuilibruar që u mbyll pa fitues.

Next Post

Berisha urdhër PD: Jo protesta kundër Ballukut, ndalni akuzat ndaj saj...

Avokati Ngjela për Veliajn: Vendimi i Kushtetueses do t’i lehtësojë procesin penal

Trumpi një “despot”: Ngrije zërin! Kandidati i demokratëve me ndihmën e 104 mijë patronazhistëve, Zohran Mamdani zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së New Yorkut!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved