A mund të kesh frikë nga lumturia? Përgjigja është Po. Frika nga lumturia nuk është në manualet kryesore të klasifikimit të shqetësimeve mendore, por mund të përcaktohet si një formë paraprake e ankthit që ndalon arritjen e qetësisë.
Këta persona jetojnë me ndjesinë se nëse kalojnë momente lumturie, diçka e keqe mund të ndodhë nga momenti në moment. Mendojnë se nuk jetojnë për të qenë të lumtur dhe e shmangin këtë kusht. Por si mund ta njihni këtë sindromë të njohur me emrin “Cherofobia”?
Ajo mund t’I ketë rrënjët e thella që vijnë nga periudha fëminore. Personi mund të ketë vuajtur nga ndëshkimet, apo poshtërimet që e kanë shkatërruar një moment të veçantë lumturie.Truri e ka regjistruar këtë situatë aq sa mund të shpërthejë në frikë iracionale që rishfaqet. Një person I tillë mendon se nuk është mirë ti tregosh lumturinë të tjerëve, dhe tentojnë të fshehin gjërat e bukura që mund të ndodhin.
Shumë njerëz nuk duan të gjejnë një kurrë për këtë shqetësim, pasi e shohin si një mbrojtje nga bota e jashtme. Por kush dëshiron të përballet me të, mund ta bëj me ndihmën e një psikoterapie që vepron në origjinën e lidhjes lumturi-ndëshkim.