Pak ditë me parë i sh- kryeministri Sali Berisha, ngriti akuza ndaj shefes së ONM Genoveva Calavera, duke thënë se është bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama.
Por duket se Berisha është tërhequr nga këto akuza, pasi sonte në “Tempora” ka kërkuar ndjesë publike, duke qartësuar se statusi i tij ishte bërë në bazë të një lajmi të rremë.
“Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, deklaroi Berisha.